Rama sërish qokë “Fusha shpk-së”, 8200 Euro për 1 metër rrugë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2019, 18:30

Është zbuluar firma, që do të rindërtojë Bulevardin Zogu I në kryeqytet.

Bëhet fjalë për firmën "Fusha Shpk", e cila do të rikonstruktojë segmentin rrugor prej 600 metrash, nga Sheshi "Skënderbej" tek ish-Stacioni i Trenit.

Kostoja e rindërtimit të kësaj rruge do të jetë 5 milionë Euro ose thënë ndryshe 8200 Euro për metër.

"Fusha shpk" është një kompani e njohur në kryeqytet, pasi vetëm në 4 vitet e fundit ka përfituar mbi 40 milionë Euro tendera publike.

Bazuar në këtë konstatim, mund të thuhet se "Fusha shpk" është "fituesja e përhershme" e tenderave të ndërtimit në Tiranë.

Për të fituar tenderin e rikonstruktimit të Bulevardit "Zogu I" konkuruan katër kompani, ndërkohë që "Fusha shpk" paraqiti ofertën më të ulët, rreth 5 milionë Euro.

Duket kosto shumë e lartë për reahbilitim rruge urbane, afërsisht 8,5 milionë euro për kilometër.

Sipas "Exit.al", kostoja për rehabilitimin e kësaj rruge urbane, duket relativisht e lartë, pasi bazuar në përllogaritje i bie që rikonstruktimi i 1 km rrugë të kushtojë 8.5 milionë Euro.

Ky projekt i kushtueshëm u hartua mbi një studim të studios "I RI", që kushtoi rreth 90 mijë Euro.

"I RI" është në pronësi të firmës "51N4E", e cila është klienti kryesor i Kryeministrit Rama.

Kujtojmë se "51N4E" projektoi edhe rindërtimin e Sheshit "Skënderbej", të realizuar po nga Fusha shpk.

Edhe pse studimi prej 124 faqesh nuk e ofronte planin e plotë të projektit, Bashkia duket se nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim idenë e rindërtimit të këtij segmenti rrugor.

Bulevardi Zogu I u rindërtua në vitin 2006 kur Kryetar i Bashkisë Tiranë ishte kryeministri Rama.

Ndërkohë dy vjet më parë, kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, ndërhyri në këtë segment duke kthyer në korsi për biçikletat trotuaren e këmbësorëve në mes të dy krahëve për makina të bulevardit, investim që tani mesa duket do të zhbëhet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit