Artan Hoxha “plas bombën”: Prokuroria, Policia e SHISH, marrëveshje të përbashkët me organizatat kriminale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2019, 17:48

I njohur për deklaratat e tij të bujshme, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Policisë dhe Prokurorisë.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin, "Top Talk", Hoxha u shpreh se Policia dhe Prokuroria kanë bërë një marrëveshje me organizatat kriminale.

Gazetari investigativ tha:

Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit. Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj.

Gjithashtu, Hoxha theksoi se organet ligjzbatuese e kanë tejet të vështirë për të vendosur nën kontroll situatën.

Sipas tij:

Në gjendjen që janë e kanë shumë të vështirë që ta arrijnë. Sidomos për të goditur këtë natyrë krimi. Sot ne po kërkojmë minimalisht stabilitet dhe qetësi në rrugë, atë të dukshmen. Shikoni ngjarjet në Elbasan, kemi 2-3 të vrarë pa autorë. Si është e mundur, Elbasani është një qytet që dihet se sa hyrje-dalje ka. Është një qytet që dihet se çfarë grupesh kriminale veprojnë aty, por vetëm një prej tyre ka në historikun e vet 4 efektivë policie të vrarë, përveçse përplasjes direkte me policinë. Pra kur arrin në përmasa të tilla është shumë e vështirë që për policin e thjeshtë që të përballet me grupe kriminale që kanë buxhet miliona euro”, ka thënë Hoxha.

Gazetari shprehet se ka pasur edhe përpjekje të ndërkombëtarëve për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër krimit, por këto tentativa deri më tani, sipas tij, kanë rezultuar pa sukses të plotë.

Hoxha u shpreh se:

Ka pasur raste pozitive, ndryshimi drejtorit të policisë në Shkodër si dhe operacionet atje dëshmuan se ne nuk kemi vrasje në Shkodër këto kohë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi. Aktualisht të dy grupeve nuk u është bërë e mundur që të dalin lirisht nëpër qytet, por s’janë kapur të gjithë pjesëtarët e tyre dhe të vihen para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan me operacionin e 14 qershorit”, tha gazetari Hoxha duke theksuar se “Tentativa ka pasur, por që të kesh sukses kundër krimit së pari duhet që të kesh edhe një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë. Por ndodh që unë e takoj të hënën prokurorin dhe pas tre ditësh ai është larguar nga detyra. Imagjinoni se çfarë ndodh me dosjet. Prokurorit të ri i duhet një kohë e gjatë që të merret me dosjen, pastaj të bëjë llogaritë nëse i ka mundësitë që të përballet me këtë organizatë, apo jo”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit