Antoine Griezman ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë me Barcelonën.
Sulmuesi francez , i cili kërkoi me ngulm transferimin te Barcelona, është shfaqur tepër i lumtur me shokët e tij të rinj.
Griezman ngjante si një fëmijë i vogël, teksa bënte shaka me shokët e ekipit.
Këto të fundit madje ia kaluan dy herë topin në mes këmbëve. Në konferencën për shtyp, Griezman shfaqi hapur gëzimin, që më në fund do të ketë shok ekipi Lionel Messin.
Më tej ai tha se ëndërron që të fitojë Champions Leaguen me Barcelonën. Griezman u transferuar nga Atletico Madrid te Barcelona për 120 milion euro.
Mirëpo madrilenët do ta çojnë çështjen në gjykatë, pasi sipas tyre klauzola e francezit ishte 200 milion euro.
Burimi: Givemesport|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania