Një ngjarje e paprecedentë e ndodhur së fundmi ka "shkundur" futbollin italian.
Gjatë një operacioni të policisë italiane, grupit të tifozëve ultras të Juventus, "Drughi", u janë zbuluar armë e municione luftarake.
Përveç armëve, atyre u janë gjetur edhe simbole neo-naziste.
Por si nisi e gjitha?
Gjatë një ndeshje të kampionëve të Italisë, grupi i tifozëve "Drughi" shpalosën një banderolë me simbole naziste.
Ky ishte shkaku i nisjes së hetimeve nga policia, e cila zbuloi gjithçka më pas.
Zonat në të cilat u shtri operacioni policor janë: Torino, Milano, Pavia e Varese.
Nga operacioni u sekustruan dhjetëra armë e municione të ndryshme luftarake, ndërkohë po punohet për të arrestuar personat e përfshirë në këtë skandal.