Ndahet nga jeta në lule të rinisë kryetarja e FRESSH-it

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2019, 17:02

Një lajm i hidhur vjen nga Partia Socialiste, ku kryetarja e FRESSH për Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në lule të rinisë, gjatë ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga miq e shokë të saj në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllime për largimin e parakohshëm nga jeta.

Në një postim në "Facebook", Njësia Administrative Nr.6 shkruan:

Njesia Administrative Nr.6 i shpreh ngushellime familjes Hamza per humbjen e njeriut te shtrenjte. U prefsh ne paqe Rajselda"

Mes mesazheve të shumta të ngushëllimit është edhe ai i kryetarit të përgjithshëm të FRESSH-it, njëkohësisht deputet i PS-së, Eljo Hysko.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan:

Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet! U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty"

22-vjeçarja humbi jetën, pasi u përfshi në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Vorë.

Ajo ishte pasagjere në furgonin që shërbente për transport mallrash, të drejtuar nga shtetasi A.K., rreth 28-vjeç, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Përplasja ka qenë tejet e fortë, duke rezultuar fatale për të renë, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në QSUT, në gjendje kritike për jetën.

22-vjeçares i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme në orën 16:00.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit