Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulloi një video shokuese, ku disa të rinj po dëmtonin bustin e artistit të madh Françesk Radi të Kodrat e Liqenit.
Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë reagime, ndër to edhe artisti i njohur, Elton Deda.
Ky i fundit ka përdorur tone të ashpra në lidhje me personat, që kryejnë aktin e shëmtuar.
Ai është shprehur se për këto persona duhet pashaportizim, që t'i fusësh në Tiranë.
Më tej ai shton se ndryrësira të tillë, të bëjnë të të marri malli për kohën e qoftë largut, duke nënkuptuar regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.
Deda shkruan:
Françesk Radi është një nga artistët më të njohur shqiptar.
Ai është quajtur ndryshe si Adriano Celentano shqiptar, për shkak të ngjashmërisë vokale dhe stilit.
Disa nga këngët e tij më të njohura janë "Adresa" dhe "Biçikleta".