Rama “kënaq” oligarkët, zbulohet afera korruptive gjigande me pompat e naftës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.07.2019, 15:30

Qeveria ka shpallur kompaninë "Noa Control" fituese të koncesionit të pompave të naftës.

Sipas ish-deputetit demokrat, Agron Shehaj, procedura ishte e jashtëligjshme, pasi kishte vetëm një ofertues.

Më tej Shehaj zbulon se tenderi është bërë në fshehtësi të plotë dhe si pasojë e ankesave, gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.

Kontrolli i pompave të naftës është një aktivitet fitimprurës, i cili më parë kryhej nga shteti. Por kompania në fjalë sqaron deputeti, do të investojë vetëm 600 mijë euro dhe për 20 vjet do të përfitojë 100 milion euro minimalisht, nëse do të vijohet me tarifa të njëjta.

Shehaj i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë aferë korruptive gjigante.

Postimi i plotë

Nëpërmjet një procedure konkurimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompaninë “Noa Control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapërcaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës. Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprurës sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit. Kompania “Noa Control” do të investojë vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar, do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro, nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta. Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapërcaktuar. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë korruptive flagrante në shkelje të ligjit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit