JOQ Albania
Home

Pamjet/ Dëshmi rrëqethëse nga ngjarja tek ish-Blloku
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/07/2019 14:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut.

Nga shpërthimi i një bombole gazi në një argjendari, mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri u përhap nga boordumi i argjendarisë ku përpunohej floriri me djegie me gaz, deri në dyqanin e eventeve.

Të plagosur kanë mbetur 3 gra dhe një burrë, pronarët e një argjendarie dhe një dyqani dekoresh.

Eneida Nura është një prej personave të plagosur.

18-vjeçarja ishte lënduar në pjesën e legenit, ndërsa 23-vjeçari Ardanoel Serjani, i cili kishte marrë lëndime në pjesën e krahut është larguar po ashtu pasi ka marrë ndihëm mjekësore të bluzave të bardha.

Dëshmi rrëqethëse nga dëshmitarët në vendngjarje kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Videot e filmuara në momentin e shpërthimit janë të rënda.

Sipas dëshmitarëve "Ambulanca mbërriti minimalisht 30 minuta me vonesë edhe pse u lajmërua që në fraksion të sekondës!"

Pamje nga vendngjarja