Rrjetet sociale ndonjëherë të sjellin ngatërresa të mëdha. Kështu ka ndodhur së fundmi në Itali dhe protagonisë janë bërë dy futbollistët e Romës, Salvatore Pezzella dhe Mirko Antonucci.
Teksa po shijojnë secili pushimet e përfundimit të sezonit, dy lojtarët e rinj të verdhekuqëve, e kanë parë veten në një ngjarje krejtësisht të pazakonshme.
Salvatore dhe Mirko kanë qenë me pushime me të dashurën e tyre dhe çudia është se se vajza në fjalë është e njëjtë për të dy lojtarët.
Ajo quhet Aurora Fantacci dhe fillimisht ishe duke u relaksuar me Salvatoren, ndërsa më pas me Mirko Antonuccin.
Aurora fillimisht ishte e dashura e Antonucciy, por ajo e kishte lënë sulmuesin dhe kishte shkuar në pushime me Pezzellën.
Më pas bukuroshja vendosi të kthehej me Antonuccin. Një derbi i vërtetë në shtëpinë e verdhekuqëve, që nuk dihet në fund se cili do të fitojë...
Burimi: Calcioweb | Përshtati: JOQ Albania