Informacion paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh , në zonën e ish-Bllokut ka shpërthyer një bombul gazi.
Nuk dihen ende se çfarë e ka shkakuar shpërthimin, prej të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 në gjendje të rëndë, ndërsa 1 tjetër jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur kanë mbetur 3 gra dhe një burrë, pronarët e një argjendarie dhe një dyqani dekoresh.
Dëmet materiale janë të shumta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.