I ka kënduar pafund dashurisë e me këngët e tij në sfond mjaft çifte i kanë thënë “Të dua” apo “Pranoj të martohem”, njëri-tjetrit.
Italiani Tiziano Ferro disa ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur kurorë me të dashurin e tij amerikan Victor Allen.
Lajmi u konfirmua nga vetë Tiziano, i cili publikoi në Instagram një fotografi të publikuar nga ‘Vanity Fair Italia’.
Ceremonia u mbajt në Sabaudia, provincë e Latina, ku këngëtari erdhi në jetë në vitin 1980 dhe kishte shumë pak të ftuar.
Partneri i Tizianos është një biznesmen amerikan në Los Angeles, qytet ku këngëtari jeton prej disa vitesh.
Mësohet se çifti janë martuar pak ditë më parë, në një ceremoni sekrete.