JOQ Albania
Home

Harrojeni Ksamilin! Ky është vendi në Jug ku një shezlong kushton sa qimet e kokës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/07/2019 13:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse deri më tani jeni çuditur nga çmimet në stratosferë të shezlongëve në Ksamil, siç ka thënë dikush: Nuk keni parë gjë akoma!

Destinacionet më të preferuara për pushuesit shqiptarë dhe ata të huaj përfshijnë jo vetëm bukurinë e vendit ku ke vendosur të pushosh por edhe pastërtinë e ambientit e mirësjelljen e atyre që të shërbejnë. Pyetja që bie është a i përmbushin disa nga këto kritere thelbësore plazhet e Shqipërisë?

Siç dihet tashmë, çmimet e një vakti, një nate apo edhe një pije kapin vlera marramendëse në plazhet shqiptare…

Teksa këtë “stafetë’ e mbante Ksamili ku nuk duhet lënë pa përmendur fakti se shezlongun që shkonte nga 10-20 euro dita, duhej ta prenotoje dy ditë para, Drimadha po bën namin.

Ky vendpushim po aq i preferuar ka thyer mitin e shezlongut të kushtueshëm…

Çmimi që mund të cilësohet si stratosferik, i një shezlongu në Drimadhë është vlerësuar me 25 mijë lekë të vjetra.

Duke marrë parasysh rrogën mesatare ditore të një shqiptari, qofshim ne që jemi me turizmin që duam të bëjmë…

Djali i çuditur ka shkruar për JOQ Albania:

Ckemi mire, shezlloni 25 mije lek.”