7 të arrestuarit për grabitjen spektakolare të Rinasit, në të cilën thuhet se u grabitën disa milionë euro, kanë kërkuar lehtësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ata kanë kërkuar lehtësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të lehtë.
Rikujtojmë se Alkond Bengasi, modifikuesi i mjetit “Hetimi Tatimor”, ka marrë statusin bashkëpunëtor i drejtësisë së këtë çështje, ndërsa ish-komandoja Oltion Veseli ka kërkuar ballafaqimin me këtë të fundit për shkak të deklaratave që ka dhënë.
Në kërkim ende është Klement Çalja.