Mesnatën e së premtes një i ri shqiptar u gjet i vrarë në mes të rrugës në lagjen Hajdari në Athinë të Greqisë.
Ai u qëllua me dy plumba dhe u gjet nga kalimtarët e rastit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorin e kësaj ngjarjeje.
Policia dyshon që ai të ketë qenë i njohur me viktimën.
I riu është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve.
Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë.
Sipas të dhënave, shqiptari nuk ka asnjë precedent penal në shtetin grek dhe për këtë është bërë edhe më e vështirë zbardhja e krimit.
Deri më tani, policia ka vetëm dëshminë e personit që e ka gjetur të pajetë shqiptarin, ndërsa nuk ka shumë detaje.
33-vjeçari shqiptar ishte qëlluar me 2 plumba 9-milimetërsh.
Foto ilustruese