Nëse ka një ekip europian që promovon me shumicë futbollistët shqiptare, ai është padyshim Lazio.
Kjo edhe pasi aty drejtor sportiv është igli Tare dhe ky i fundit merr në ekip gjithmonë lojtarë shqiptarë të talentuar duke i mbajtur fillimisht te akademia e klubit.
Tashmë, synimi i radhës për Taren është një mbrojtës.
Në mediat italiane është raportuar se Lacio është pranë marrjes së Anxhelo Ndreckës nga Kievo.
Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar që bëri historinë në Seria A, i cili debutoi në sezonin e shkuar në një moshë mjaft të re.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që një lojtar shqiptar vetëm në moshën 17-vjeçare të kishte mundësinë për të luajtur në elitën e futbollit italian.
Ndrecka aktualisht është pjesë edhe e Kombëtares U-21 dhe padyshim transferimi i tij te Lalzio do të ishte një hap i madh në karrierë.