JOQ Albania
Home

E thonë ekspertët/ Ja çfarë efekti ka kafja nëse e pi në mëngjes
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/07/2019 0:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

A konsumoni kafe çdo mëngjes? Do të bënit mirë mos ta ndryshonit këtë regjim.

Edhe pse gjithmonë kafeja është quajtur si një “ilaç” kundër gjumit dhe për të marrë energjitë e duhura për të përballuar ditën, e vërteta është se ka një përfitim  edhe më të madh, lufton rrezikun të të kapin dhimbje të forta koke.

Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, që ka shpjeguar çfarë i ndodh trupit nëse nuk konsumohet kafeinë nga një ditë në tjetrën.

Efektet e kafesë në trupin tonë

Sipas një studimi të bërë në Universitetin Monash dhe të punlikuar në “The Conversation “, pirja e kafesë në mëngjes do të ishte ilaçi më i mirë për të shmangur dhimbje të bezdishme të kokës gjatë ditës.

Motivi është shumë i thjeshtë,  kafeina është një stimulues dhe hyn shumë shpejt në qarkullimin e gjakut në tru, duke bllokuar receptorët e adenozinës, një neurotransmetues që kontrollon mpirjen e aktivitetit cerebral, duke i dhënë trurit dhe trupit një energji të habitshme.

Por ky zakon krijon varësi, dhe në momentin që nuk pi kafe sapo zgjohesh, truri shkon në “defiçit”. Në raste të tilla ndihemi të lodhur, të irrituar, me humor të keq dhe me një “rreth” të fortë në kokë. Ilaçi? Të marrësh dozen ditore të kafeinës.

Prandaj kush është mësuar të konsumojë kafe në mëngjes do të bënte mirë të hiqte dorë vetëm në raste ekstreme, në mënyrë që dhimbja e kokës të jetë një kujtim i largët.