Banorët e Unazës së Re kanë reaguar menjëherë pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, se pritet që në fshehtësi të plotë të ndërmerren aksione për prishjen e disa banesave në këtë zonë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, banorët shprehen se do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, duke kërcënuar hapur se do të marrin masa për të mbrojtur me çdo kusht shtëpitë e tyre.
Postimi i banorëve:
Kujtojmë se më herët përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha përcolli denoncimin e një polici i cili shprehej se, mbrëmjen e sotme në fshehtësi pritet të merret një aksion në të cilin do të përfshihen edhe Forcat Speciale.
Postimi i Berishës:
Banorët e Unazës së prej muajsh vijojnë protestat në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre, kundër projektit korruptiv. Por edhe pas kësaj, qeveria dhe kryeministri Rama është i vendosur të mos heq dorë nga projekti i “Unazës së Re” dhe të prish banesat.