Pedofilët duhen trajtuar më keq se vrasësit/ Gazetari bën apelin e fortë pas abuzimit të 18- vjeçares nga babai

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.07.2019, 22:59

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një apel për ndryshimin e Kodit Penal në lidhje me dënimet që jepen në Shqipëri për abuzimet seksuale dhe përdhunimet me të mitur.

Në një status në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se pedofilët duhen izoluar dhe duhen trajtuar më keq se vrasësit, pasi viktimat seksuale nuk kanë kur kërkojnë ndihmë.

Ai kujton rastin e fundit të përdhunimit të një vazje nga babai "monstër" dhe shprehet se terrori psikologjik është më keq se sa të të vrasësh.

Apeli i gazetarit Klodian Tomorri:

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në Kodin Penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë hapësirë për interpretim nga prokurorët dhe gjykatësit. Madje përdhunuesit nnë familje duhen trajtuar si elementë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të bëhen automatikisht subjekt i 41-të i bis-it. Regjim izolimi total pa asnjë kontakt me botën e jashtme. Në të njëjtën mënyrë duhen trajtuar edhe pedofilët që përdhunojnë të mitur. Viktimat intimidohen dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë mbrojtje. Vite të tëra dhune seksuale dhe terrori psikologjik. Kjo është më keq se vrasja. Por më ulëritës është fakti që policia nuk pranon denoncimin, kur një viktimë përdhunimi e terrorizuar sistematikisht arrin të gjejë guximin dhe të kërkojë mbrojtje. Si mundet që në çdo rast përsëritet e njëjta histori? Viktimat e dhunës bëjnë denoncim dhe në vend që të merren në mbrojtje, policia njofton dhunuesit të marrë masa dhe të tërhiqet denoncimi. Burg për të gjithë policët e përfshirë. Duhet ta marrin vesh një herë e mirë këta monstrat që me këto gjëra nuk luhet. Të gjithë. Ndryshe kjo ka për tu përsëritur e ripërsëritur. Por jo vetëm kaq. Ulëritës deri në makabritet edhe sjellja e nënës që kërkonte ta mbllnin pa zhurmë brenda familjes. Burg edhe kësaj për moskallëzim krimi. Ndryshoje kodin o Ramazan. Po ti e ke mendjen për të bërë ligje për portalet, jo për këto gjëra.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit