Dy viktima janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Viktima e parë u regjistrua tek ish- fabrika e tullave, ku një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Viktima është P.H 56 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".
Ndërsa viktima e dytë është regjistruar rreth orës 21.10. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka ndërruar jetë Nimet Lazaj nga fshati Babicë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, 63 vjeçari N. L., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes".