“Zgjedhje të çuditshme lokale”/ Ambasadorja franceze “shuplakë” Ramën dhe Rilindjes

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.07.2019, 22:13

Ambasadorja franceze Christina Vasak ka zgjedhur festën kombëtare të Francës për të shprehur distancimin e shtetit të saj nga 30 qershori.

Këto votime nuk njihen si serioze dhe aq më pak si proces demokratik nga Franca.

Ambasadorja franceze tha se më 30 Qershor, qeveria zhvilloi zgjedhje të çuditshme lokale.

Ky qëndrim jo mbështetës për vendimin e qeverisë për të bërë zgjedhje pa opozitën është një paralajmërim indirekt se në Tetor, nga Franca nuk mund të pritet një vendim pozitiv për nisjen e negociatave më Shqipërinë.

Në një fjalim atipik për një ceremoni festive të Ditës Kombëtare të Francës,Christina Vasak ka vendosur gishtin në plagën tjetër të madhe të Shqipërisë, emigrimin e rinisë.

Deklarata e ambasadores Franceze:

Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”.

Deklarimet e ambasadores së Francës në Tiranë vijnë në 230 vjetorin e Revolucionit që predikoi “Liri-Barazi-Vëllazëri” dhe tregojnë jo vetëm qëndrimin e diplomacisë perëndimore për farsën e 30 qershorit, por edhe pamundësinë e diplomacisë së Parisit që të pranojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sa kohë në Tiranë do të ruhet status-quo-ja, pra, do të mbetet e njëjta qeverisje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit