Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e fundit e ndodhur në Kanionin e Holtës në Gramsh ku mbetën të bllokuar disa turistë shqiptarë.
Prurja e shumtë e ujërave nga shiu ishte shkaku pse turistët mbetën të bllokuar.
Ata nuk kishin njoftuar më parë emergjencat që kishin mbetur të bllokuar për shkak të mungesës së valëve në zonë.
Fillimisht janë shpëtuar 4 fëmijë të cilët kishin mbetur në grykëderdhje edhe prindërit e tyre. Pritet që më vonë të bëhet edhe nxjerrja e personave të tjerë. Tre persona të tjerë rreth moshës 20 vjeç janë shpallur të humbur dhe nuk ka ende asnjë kontakt me ta.
Nuk dihet ende nëse ka viktima ose jo. Në vendngjarje ndodhen forca policie dhe ato RENEA.
Kanionet e Holtës