Ish-basketbollisti i Real Madridit, Osnjen Kuzmiç është përfshirë ditën e sotme në një aksident të rëndë automobilistik ku i ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Serbi, ndërsa sportisti, teksa po udhëtonte me makinën e tij dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur keq,.
Automjeti është shkatërruar totalisht, ndërsa ai është në gjendje të rëndë dhe është në koma, pasi tronditja që ka marrë në tru, ka qenë mjaft e fortë.
Mediat serbe, raportojnë se Kuzmiç është ende në rrezik për jetën ndërkohë që në orët në vijim, pritet që të ketë edhe të reja të tjera.
Ai ka qenë pjesë e ekipit të basketbollit të Real Madridit për dy sezone, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Yllit të Kuq të Beogradit.