Një grup turistësh shqiptarë kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në Kanionet e Holtës në Gramsh. Shkak është bërë prurja e shumtë e ujërave nga shiu.
Sipas informacioneve paraprake ende të pakonfirmuara, dyshohet se ka të mbytur.
Ende nuk dihet gjendja e turistëve të mbetur të bllokuar.
Zona ka vështirësi edhe me valët telefonike, ndaj dhe kërkimi i ndihmës ka qenë i vështirë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfikësja.
Foto ilustruese