Sekuestrohen “super-bishat” në Lezhë, kush është pronari me të shkuar të errët?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.07.2019, 16:00

Ditën e sotme Policia e Lezhës ka sekuestruar dy makina luksoze në pronësi të I.L.

Rezulton se ky person është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Dyshohet se makinat luksoze janë blerë me para që kanë ardhur si rrjedhojë e aktiviteteve kriminale.

Po punohet edhe për bllokimin e katër makinave të tjera, të cilat iu përkasin familjarëve të të ekstraduarit në Itali.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L.

Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze, të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit