Eden Hazard ishte bomba e merkatos së verës pasi la Chelsean dhe u transferua në Spanjë si futbollisti më i ri i Real Madridit.
Në konferencën e prezantimit, Hazard deklaroi se Luka Modriç nuk kishte pranuar t’i jepte fanellën me numrin “10” dhe tashmë do zgjidhte një tjetër.
Së fundmi, belgu ka zgjedhur përfundimisht numrin e ri që do të mbajë në fanellë.
Ai ka vendosur të zgjedhë numrin “23”. Në të kaluarën, numrin “23” e ka mbajtur legjenda angleze, Dejvid Bekam.
Duke ditur se Hazard është një fans i çmendur pas NBA, numri 23 përkon edhe me numrin në fanellë të Majkëll Xhordan që është njëkohësisht edhe basketbollisti i preferuar i belgut.