Neymar nuk ndreqet kurrë: Kujtimi më i bukur? Kur shënuam golin e gjashtë ndaj PSG-së

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.07.2019, 13:59

Telenovela e kësaj merkatoje vere, është padyshim Neymar.

Dëshira e brazilianit është të rikthehet te Barcelona, madje ai nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën dhe klubi parisien njoftoi pak ditë më parë se do të merrte masa ndaj futbollistit.

Drejtuesit e PSG-së nuk mund ta lejojnë pa të paktën 200 mln euro.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për mediat, Neymar ka irrituar jo pak drejtuesit duke kujtuar momentin më të veçantë.

Ai pranon se kujtimi më i bukur që ka në karrierë, është përmbysja që i bënë PSG-së në kohën kur e mundën me rezultatin 6-1.

Neymar u shpreh:

Ajo që ndjemë kur shënuam edhe golin e gjashtë ndaj PSG-së, ishte diçka që nuk e kisha ndierë kurrë më parë, diçka e pabesueshme. Kujtimi më i bukur nga dhoma e zhveshjes? Nuk e di, kur fituam me Barcelonën ndaj PSG-së, ishte diçka ku të gjithë u bëmë si të çmendur nga festa. Besoj se ishte ndjenja më e bukur e mundshme për të gjithë ne”.

Nga fjalët e tij, kuptohet qartë, që Neymar nuk e sheh më të ardhmen e tij te PSG-ja, por dëshira e vetme është të rikthehet edhe njëherë tjetër te Barcelona.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit