Një aksident i rëndë me një bilanc tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Jesolo, të Italisë.
5 të rinj të cilët po udhëtonin me makinë kanë përfunduar në një kanal të tejmbushur me ujë pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.
Viktima nga ky aksident kanë mbetur 3 djem dhe një vajzë të moshave 22-23 vjeç, ndërsa vajza tjetër që udhëtonte me të rinjtë ka mbetur e plagosur rëndë.
Disa djem pranishëm në vendngjarje i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Ata nxorën nga makina vajzën e cila kishte mbetur e plagosur dhe më pas 3 djemtë të cilët më pas u deklaruan të vdekur nga mjekët e spitalit Suem 118.
Forcat e shpëtimit vunë re se në makinë kishte mbetur edhe një trup i pajetë i vajzës tjetër, që udhëtonte me grupin.
Viktimat dhe e plagosura ishin të gjithë banues në zonën e San Donà.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.