Trajneri i njohur serb i shokon të gjithë: Vuaj nga Leuçemia, qava dy ditë në dhomë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.07.2019, 08:09

Trajneri i njohur serb, Sinisa Mihajloviç ka tronditur botën e futbollit me deklaratën e tij. Në një konferencë për shtyp, tekniku i Bolonjës, ka dekalaruar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Me një karakter të fortë, që e ka shoqëruar edhe në karrierën e tij si futbollist e si trajner, ish-trajneri i Milanit zbuloi se është diagnostikuar me Leucemi akute dhe se ka vendosur të luftojë sëmundjen e ta mposhtë atë.

Ai tregoi:

Doja që lajmin ta jepja vetë dhe prita më shumë respekt për privatësinë time, por disa gazeta, për të shitur 100 apo 200 kopje më shumë, zgjodhën të hedhin poshtë miqësinë 20-vjeçare me mua. Kisha temperaturë dhe nuk udhëtova me skuadrën, por shkova për një kontroll rutinë, nga ku zbulova se kisha leucemi. Kalova ditë i mbyllur dhe duke qarë, por në fund vendosa të vazhdoj përpara dhe të luftoj sëmundjen, deri sa ta mposht atë. Unë në jetë asgjë nuk e kam marrë dhuratë dhe më është dashur të luftoj shumë për të ardhur deri këtu, ndërsa tani jam gati të luftoj edhe më shumë, për të shkuar përpara dhe për të mposhtur sëmundjen”, tha serbi.

Më pas fjalën e mori drejtuesi i Bolognës Walter Sabatini, i cili konfirmoi se trajneri serb do të vijojë punën në stolin e kuqebluve, pasi ky ishte një vendi i përbashkët mes Mihajloviç dhe klubit.

Ai u shpreh:

Kemi vendosur që trajneri ynë të vijojë të jetë Mihajloviç. Kjo nuk është një zgjidhje humane, por sepse jemi të bindur që ai është më i miri, edhe duke mos qenë në 100 % të formës së tij”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit