Një video tronditëse e shpërndarë në rrjet tregon një burrë, që vazhdon të përballet me personin që i ka ngulur një thikë në sy.
Në pamjet e frikshme, Domingo Munoz mund të shihet teksa argumenton me sulmuesin e tij të dyshuar, Armando Barragan edhe pse në kafkë ka një mjet të mprehtë.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Meksikon lindor.
Ndërkohë që dëshmitarët e habitur shohin, Domingo vazhdon të qëndrojë në këmbë sikur të mos i kishte ndodhur asgjë.
Më pas, 47-vjeçari shihet teksa pastron fytyrën me një leckë, ndërsa gjaku vazhdon t’i rrjedhë nga plaga e hapur.
Sipas mediave vendase, sherri nisi për një vend parkimi dhe u përshkallëzua në përleshje fizike.
Munoz është me fat që është gjallë, ndërsa mjekët thonë se në syrin e majtë e ka humbur plotësisht shikimin.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania