Jo vetëm në mesfushë, por Milani po punon edhe për përforcimin e mbrojtjes.
Trajneri i kuq e zinjve Giampaolo kërkon urgjentisht një partner për Romagnolin në mbrojtje.
Pistat e deritanishme janë tepër të komplikuara. Duke filluar që nga Lovren i Liverpool, Nastasic i Schalke 04 apo Pezzella i Fiorentinës e duke përfunduar te Upamenco i Leipzig, për të cilin gjermanët kërkojnë më shumë sesa 30 milion eurot që ka ofruar Milani.
Sipas Tuttosport, këtyre emrave i shtohet edhe Demiral, një lojtar i sapotransferuar te Juventus.
Për turkun ka pasur disa tratativa nga ana e Maldinit, i cili ka dalë duarbosh.
Kjo për shkak se midis Juventus dhe Sassuolos ekziston një marrëveshje, e cila nuk e lejon turkun të lëvizë nga Torino për dy sezonet e ardhshme.
Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania