Gjatë sezonit veror plazhet e Shqipërisë janë të mbushur me shitës ambulantë. Në Durrës, bashkia ka urdhëruar lirimin e plazheve publike, duke përzënë ambulantët nga plazhi.
Pikërisht njëri prej tyre ka kontaktuar redaksinë e JOQAlbania, ku ka shprehur këtë shqetësim.
Sipas tij, janë 300 ambulantë, të cilët nuk lejohen të punojnë, duke lënë kështu 300 familje pa bukë.
Denoncuesi shton se kjo është e vetmja punë, me të cilën mund të nxjerrin bukën e gojës.
Ai shton se njoftimi duhet të ishte dhënë që në qershor, që të ishin marrë masat.
Ndër të tjera ai tregon se policia bashkiake është bërë me dy turne dhe i ndjekin në plazh sikur të jenë kriminelë e jo njerëz që punojnë me djersë, madje i vendosin edhe gjoba.
Foto ilustruese
Mesazhi i plotë
Mirmengjes, Sot u bene 4 dite nga aksioni ne bregdetin e durresit duke filluar nga rrota e kuqe deri te pista iliria ku prefekti i bashkise duke urdheruar policin bashkiake duan te lirojne plazhet publike dhe duke hequr te gjithe ambulantet nga plazhi,jemi afersisht 300 ambulant qe punojm dhe afersisht 300 familje kane ngelur ne rruge te madhe duke mos pasur ca ti ushqejm familjet tona sepse po kjo bashki na ka then te punojm diku tjeter por skemi pune tjeter cte bejm ju lutem bejeni publike se ndoshta mistri i turizmit te kthej urdhrin ose kush e ka dhen sepse e vetmja pune qe kemi e qe mbahemi dimrin eshte kjo,aksioni duhet te fillonte me lajmerim ne qershor ose maj tani skemi ku gjejm pune ju lutemi shume jemi ne rruge te madhe askush sna perfill ne se jemi popull qe punojm me djers.Na vendosin gjobo perdite dhe ne spunojm per miliona por te ushqejm dhe shkollojm femijet nuk duam te behemi te pasur. Publikoje sepse vetem zoti dhe ju na ka ngelur se te tjeret na percjellin dhe nga bashkia dhrnnga prefekti i durresit sna perfill njeri. Nje familje me 4 anetar i bie jan 1200 njerz tani qe mendojn sesi do ushqehen do shkollojn femijet dhe do paguajn uj e drita per nje vit rresht sduhet te na shtypin keshtu jemi njerz qe punojm me djersen e ballit ju lutem shum .policia bashkiake eshte bere me 2 turne ne plazh dhe kalon me makina ne rere duke na ndjekur ne a thua te ishim kriminel e jo njerz qe punojm me djersë.
Ky veprim tregon haptazi se qeveria e ka luftën me të vegjëlit, pasi peshqit e mëdhenj janë akoma jashtë.