Edhe pse koha kalon, Shkëlzen Gashi ende nuk po duket në fushën e lojës.
Sulmuesi shqiptar, i dha fund aventurës me Kolorado Rapids në kampionatin amerikan dhe aktualisht është futbollist i lirë.
Në pritje të një ekipi të ri, sulmuesi është vlerësuar së fundmi me një çmim prestigjoz.
Mes duartrokitjeve të të pranishmëve, Gashi tërhoqi titullin “Nderi i qytetit” në vendlindjen e tij.
Ceremonia u organizua nga komuna e Klinës, që zgjodhi të nderonte në këtë mënyrë Shkëlzen Gashin.
Sa i përket karrierës futbollistike, ka zëra që e lidhin me një kalim te Grashopërsi në Zvicër, por ende asgjë zyrtare.