Tani është zyrtare: Antoine Griezmann është futbollisti i ri i Barcelonës.
Mesfushori francez, transferohet nga Atletico e Madridit te Barcelona, për 120 milionë euro.
Pas një kalvari të gjatë, Griezmann bashkohet më në fund me katalanasit, duke u bërë kështu një tjetër goditje e bujshme në këtë merkato vere.
Kampioni i botës, gjen në Barcelonë emra si Messi, Suarez e Dembele.
Ai do të prezantohet ditët e ardhshme, ku do të firmosë kontratë deri në 30 qershor 2024.
Ndërkaq, klauzola e prishjes së saj do të jetë 800 milionë euro! Një shifër jashtëzakonisht e frikshme.