JOQ Albania
Home

Armë, marijuanë e makina të vjedhura, shkatërrohet banda e të rinjve shqiptar në Itali
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 19:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia italiane në Bassano ka shkatërruar një bandë shqiptare të përbërë nga tre persona në moshë të re. Ata janë arrestuar mes 4 dhe 5 korrikut në Pero, Milano.

Në pranga kanë rënë Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kutrulla, 26 vjeç dhe Xhovani Bela, 23 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara, bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Pas hetimeve u provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Të tre të arrestuarit akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre. Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Trafikimi i drogës, rreth një kilogram marijuanë iu gjet në makinë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.

Burimi: IlGiornalediVincenza |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania