JOQ Albania
Home

Kaktusi gjigand ia bën “copë e çikë” xhamin e përparmë të makinës, shpëton mrekullisht shoferi i dehur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2019 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer i dehur ka shpëtuar mrekullisht pasi u përplas me një kaktus gjigand të llojit "Saguaro", që ra mbi xhamin e përparmë të makinës së tij.

39-vjeçari, Kai Scott, ishte duke udhëtuar në periferi të Tuscon, në Arizona, pranë North First Avenue dhe East Agave, rreth orës 09:30, paraditen e së mërkurës, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Teksa po përpiqej të kalonte një ndarëse korsish, Scott humbi kontrollin e përfundoi në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kaktus.

Goditja ishte aq e fortë saqë kaktusi u thye në mes, duke rënë mbi xhamin e përparmë të makinës së Scott.

Xhami i automjetit u thye pjesërisht, ndërkohë që Scott arriti t’i shpëtojë mrekullisht incidentit, duke pësuar vetëm disa dëmtime të lehta.

Pasi Departamenti i Sheriffit të Qarkut Pima arriti në vendin e ngjarjes dhe inspektoi dëmet, shoqëroi 39-vjeçarin në polici, pasi rezultoi që kishte qenë nën efektin e alkoolit.

Ai tashmë akuzohet edhe për dëmtimin e kaktusit.

Në deklaratën e policisë lidhur me aksidentin u tha: 

Shoferi, i cili ishte i dehur, pësoi lëndime të lehta dhe u arrestua më vonë pasi ekspertët e policisë vunë re prova të qarta të lidhura me dëmtimin e kaktusit"

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania