Një tjetër ngjarje shumë e rëndë ka goditur së fundmi botën e futbollit.
Kësaj here ka ndodhur në Meksikë, teksa portieri 17-vjeçar, Ramon Ismael Coronel ka humbur jetën gjatë një ndeshje.
Gjithçka ka ndodhur në momentin kur djaloshi ka pritur një penallti.
Topi i goditur prej kundërshtarit është ndalur nga stomaku i portierit të pafat që ka humbur ndjenjat.
Në fushë nuk ka patur ambulancë dhe personat e pranishëm e kanë transportuar atë drejt spitalit.
Kur mbërriti në duart e mjekëve, pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli të mbijetonte.
Ndeshja luhej për një kampionat rajonal në Meksikë dhe nuk ishte e një rëndësie të veçantë...