JOQ Albania
Home

Pse nuk duhet të veshim shapka me gisht/ Këto janë të këqijat që sjellin, ja si mund të na dëmtojnë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2019 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tashmë që erdhi vera dhe temperaturat u rritën, këmbët duhet të jenë sa më të ajrosura në mënyrë që të mos krijojnë mikrobe kërpudhore që të shpien deri në myk.

Shapkat dhe sandalet janë gjithnjë në modë. Por studiuesit amerikanë kanë ndezur dritën e kuqe përsa i përket veshjes së shapkave me gisht. Kjo pasi, sipas tyre, janë të dëmshme për shëndetin e këmbës.

Dëmet

Dëmtojnë si ecjen dhe qëndrimin: Me shapkat me gisht jeni të detyruar të ndërmerrni hapa të shkurtër, duke supozuar në këtë mënyrë ecje të ngathët dhe kjo rrit mundësinë e rënies.

Flluska me ujë dhe kallo: Materiali me të cilat janë krijuar shumë lloje të shapkave me gisht mund të çojë në fillimin e flluskave, në mes të gishtit të madh dhe gishtit të dytë e me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë kallo, prandaj do të ketë një pamundësi për të veshur shapka të këtij lloji.

Këmbët tepër të ekspozuara ndaj rrezikut të sëmundjeve: Këmbët janë pothuajse tërësisht të zhveshura dhe shumë afër terrenit, kështu që mundësia e kontraktimit të sëmundjeve të tilla si kërpudhat ose bakteret përforcohet, veçanërisht nëse keni prani të plagëve.