JOQ Albania
Home

Habit ish-sekretarja e PD/ Publikon foto me bikini e këmbët lart: Jam helm për gjarpërinjtë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2019 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valbona Mezini, anëtarja e BD duket se po shijon pushimet në bregdet. Ajo ka postuar një foto me bikini dhe ka intriguar me përshkrimin që i ka vënë.

Ajo që bie në sy është pamja e pazakontë e saj për syrin e publikut, të cilët nuk janë mësuar ta shohin jashtë petkut të politikanes.

Mezini, e cila dikur ka qenë edhe sekretare e PD  është shtrirë në breg dhe ka marrë një pozë me këmbët e ngritura lart.

“Helm për gjarpërinjtë”, e konsideron veten politikania.

Nuk dihet kujt i është drejtuar me këtë shprehje, nëse e ka për kundërshtarët në politikë apo për ata në jetën personale. Kujtojmë se Mezini kandidoi përballë Dritan Lelit për bashkinë e Vlorës.