JOQ Albania
Home

Vrau në bjeshkët e Tropojës, pranga 55 vjeçarit gati 1 vit pasi kreu krimin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje, është kapur dhe arrestuar në fshatin Bregu i Lumit, në Dukagjin.

Në pranga ka rënë 55 vjeçari N.L., banues në Tropojë, pasi është autori i dyshuar i vrasjes së T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Policia bën me dije se ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme.