Një numër i madh shoferësh janë parë duke mbledhur paratë që ‘ranë nga qielli’.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur të martën në një autostradë ndërsa paratë ‘fluturuan nga një nga një automjet i blinduar gjatë orëve të pikut.
Pamjet e postuar në rrjet nga një shofer që po kalonte tregojnë njerëzit në Atlanta duke mbledhur secili kartëmonedhat që ndodheshin kudo në asfalt.
Disa prej tyre i kishin lënë dyert e makinave hapur, në mënyrë që të lëviznin më kollaj.
Në vendin e ngjarjes më pas erdhi edhe policia pasi kishte marrë denoncime se më shumë se 15 automjete kishin bllokuar dhe njerëzit po ‘çmendeshin’ pas parave.
Një prej shoferëve u shpreh për WSB Radio:
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania