Partizani ka luajtur sot ndeshjen ndaj Karabakut e vlefshme për turin e parë eleminator të Champions League.
Kampionët e Shqipërisë, sfiduan azerbajxhanasit në "Selman Stërmasi" në një ndeshje mjaft të bukur.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet, sfida u mbyll 0-0 dhe kualifikimi mbetet i hapur për në ndeshjen tjetër.
Gjithsesi, ky rezultat i shkon për shtat Partizanit, pasi ç'do barazim me gola në fushën e Karabakut, do kualifikonte ekipin shqiptar.
Natyrisht, në ndeshjen e kthimit të kuqve do t’u duhet ndeshja perfekte, por nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kanë shumë shpresë se mund të bëjnë ndeshjen e madhe.