Që pas largimit të Robben dhe Ribery, Bayern po mendon që të forcojë krahët e sulmit.
Në radarët e Bayern është gjermani i cili luan me Mancestyer Cityn, Leroy Sane.
Presidenti i bavarezëve, Karl Heinz Rumenigge ka besim se do të gjejë gjuhën e përbashkët me "qytetarët", për të transferuar lojtarin e Kombëtares..
Zërat për largimin e Sane nga Mancesteri kanë filluar prej kohësh.
Kjo pasi ai nuk e ka më të sigurtë vendin në formacionin e Pep Guardiolës, për shkak edhe të formës së mirë të Sterling dhe Bernardo Silva.
Ideja për transferimin e Sane i ka pëlqyer edhe trajnerit të bavarezëve, Niko Kovaç. Sipas tij, transferimi i gjermanit do të rriste edhe më tej cilësitë e skuadrës.
Burimi: GOAL|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania