Reali i Madridit vujon përgatitjet për sezonin e ri, teksa ditën e sotme, klubi madrilen ka prezantuar një tjetër blerje të bujshme.
Është fjala për qendërmbrojtësin më të ri të ekipit, Eder Militao.
Futbollisti u prezantua sot në ambientet e klubit, ndërsa mbajti edhe një konferencë para gazetarëve.
Pikërisht, gjatë intervistës, lojtari u ndje papritur keq duke shkaktuar panik te të gjithë të pranishmit.
Braziliani u duk i sikletosur dhe piu ujë, por sërish nuk e mori dot veten.
Militao i tha zëdhënësit të shtypit të Realit se po i merreshin mendtë dhe se nuk mund të vazhdonte dot më konferencën.
Ja pamjet: