Një sherr i paparë ka ndodhur mes disa personave në Disneyland, në Kaliforni.
Skena e xhiruar me celular nga një kalimtar i rastit, tregon momentin kur dy burra dhe dy gra përleshen me njëri-tjetrin, duke u goditur me grushta e kapur për flokësh.
Zanafilla e zënkës duket se ka qenë një përplasje verbale mes burrit me bluzë rozë në video dhe një gruaje.
Ai i thotë gruas që të ketë më shumë respekt ndaj vajzës së tij dhe më pas e shan me fjalë ofenduese.
Kaq ka mjaftuar që gruaja në fjalë ta pështyjë në fytyrë burrin me bluzë rozë, e më pas ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur atë dhe një burrë tjetër pranë saj.
Në zënkë u përfshi edhe një tjetër grua, e cila fillimisht erdhi për t'i ndarë.
Skena të tilla janë të pazakonta në SHBA, sidomos në Disneyland dhe tërheqin mjaft vëmendje në opinionin publik.