Një gropë gjigante e hapur në tokë ka ‘gëlltitur’ një automjet të tërë në Virginia.
Qytetarët, që ndodheshin aty në momentin e incidentit, arritën që të filmonin momentin kur makina binte avash-avash në gropën e krijuar në tokë.
Incidenti ka ndodhur në qytetin Dale, në rrugën Virginia, ditën e enjte.
Në pamjet e shpërndara në Facebook nga Oscar Galdamez, tregojnë makinën që qëndron varur, e mbajtur pas një cepi.
Sipas raportimeve, për fat të mirë, askush nuk ndodhej në makinë në momentin që toka nisi të çahej.
Mendohet se shkak për çarjen e tokës janë bërë reshjet e shumta të shiut që ranë në qytet 24 orët e fundit.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania