"Sfida e hapjes së shishes" është hiti më i fundit që po "çmend" internetin.
Personat që e kryejnë këtë sfidë, duhet të heqin me këmbë teksa rrotullohen tapën e një shisheje.
Kjo sfidë ka prekur masivisht edhe futbollistët, të cilët po e provojnë.
I fundit që e ka bërë, është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Në një video të postuar në Instagram, Hysaj në fakt e ka çuar në një tjetër nivel këtë sfidë.
Ai ishte duke i dhënë një skafi në ujë, ndërsa u kthye dhe me këmbë e kaloi me sukses, duke i hequr shishes tapën.
Të shohim kush do tentojë të sfidojë shkodranin...
Ja pamjet: