Interi ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në Lugano.
Kjo ishte e dita e dytë, ku zikaltërit ishin në urdhërat e Antonio Contes.
Pas stërvitjes, ekipi u kthye me autobus në hotelin luksoz "Villa Sassa".
Pranë hotelit ishin pozicionuar dhjetra tifozë, të cilët dëshironin të shihnin nga afër kampionët e tyre.
Njëri prej tyre lëshoi një mesazh për Mauro Icardin.
Në momentin që argjentinasi zbriti nga autobusi, njëri prej tifozëve bërtiti duke thënë:
Kujtojmë këtu se Icardi nuk është më në planet e Interit dhe po përgatit divorcin me klubin zikaltër.
Opsionet e mundshme për transferimin e argjentinasit janë Atletico Madrid, Juventus dhe Napoli.
Burimi: Fcinternews|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania
VIDEO – Lugano, seduta finita. Un tifoso a Icardi: "Non mollare, resta con noi" https://t.co/lg2wZNN5Qn
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) 9 luglio 2019