Drejtuesit e Milanit po punojnë fortë në merkato për t'i vënë në dispozicion trajnerit Giampaolo lojtarë sa më cilësorë.
Së fundmi në radarët e kuq e zinjve ka përfunduar mbrojtësi kroat i Liverpool, Dejan Lovren.
Kjo tratativë nuk do të jetë e lehtë, pasi lojtari duhet të reduktojë rrogën në mënyrë të ndjeshme.
Ndërmjetësit ndërkohë prej kohësh janë duke punuar, për të gjetur dakordësinë.
Ndërkohë vetë lojtari është paraqitur në grumbullim e Liverpool.
Këtë gjë e vërtetojnë fotot e postuar në rrjetin social të klubit.
Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania