Jurgen Pecnikaj është shqiptari i cili ka transformuar tërësisht këngën që është hit i momentit, “Con Calma”.
Ai ka luajtur me çifteli këtë këngë kaq të pëlqyer nga të gjithë dhe më pas e ka publikuar në YouTube dhe në rrjetet sociale.
Ajo që i riu ndoshta nuk e priste, ka qenë që vetë Daddy Jankee e ka parë e dëgjuar këtë këngë, e më pas, teksa i ka bërë përshtypje, e ka shpërndarë edhe në Instagram, duke i treguar mbarë botës e fansave të tij, të shumtë në numër, një version ndryshe të kësaj kënge.
Nëse e dëgjoni “Con Calma” në këtë version tingëllon shumë e paparë.
Vetë Jurgeni, teksa ka shpërndarë videon në Instagram dhe i ka bërë tag Daddy Jankee-s, shkruan se kjo është një potpuri tropojane.
E duket vërtetë bukur, s'kemi ç'të themi!