Brazili fitoi mbrëjen e djeshme finalen e Kupës së Amerikës, pasi mundi me rezultatin 3-1 perunë duke fituar trofeun e rëndësishëm.
Një nga protagonistët kryesorë të kësaj sfide, ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.
Ai shënoi golin e dytë dhe asistoi në golin e parë të skuadrës së tij.
Por, në minutën e 70-të të takimit ai u ndëshkua me karton të kuq dhe la Brazilin me 10 lojtarë.
Ai e kontestoi ashpër vendimin e gjyqtarit, por kjo nuk ndryshoi gjë.
Ylli i Sitit në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes shpërtheu në lot dhe gjendja e tij nuk ishte shumë e mirë.
Madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes, ai ka goditur kabinën e VAR-it nga nervat, pasi teknologja nuk mori vendimin që ai dëshironte.